Uncategorized
Posted in

Çfarë duhet të dimë para se të zgjedhim parketin ideal

Posted in

Tashmë prej vitesh, parketet janë kthyer në një element protagonist, sa i përket dizajnit dhe kompletimit të hapësirave të brendshme.

Përse ka ndodhur kjo? Nuk është vetëm modë, pasi materiali i drurit njihet për karakteristikat e tij: me elasticitet të lartë, tejet rezistent, një izolues perfekt termik dhe akustik. Mbi të gjitha, është alternativa më e mirë nëse dëshironi të krijoni një atmosferë më mikpritëse dhe komode.

Shumëllojshëria e llojeve të drurit dhe mënyra e kombinimit dhe përpunimit të tyre sjell një pafundësi zgjedhjesh. Por cili është ai që vërtet bën për nevojat tona?

Ja çfarë duhet të dimë përpara se të zgjedhim parketin që bën për ne:

Dru masiv ose me shtresa

Edhe pse e kemi shumë të lehtë të mendojmë dizajnin dhe ngjyrat e parketit që na përshtatet më së miri me shijet apo me buxhetin, duhet gjithsesi të marrim parasysh një element tejet të rëndësishëm: parket me dru masiv apo me shtresa?

Parketi me dru masiv është i përbërë nga një shtresë e vetme druri, me cilësi të lartë dhe spesh përmasat e pjesëve imitojnë lastrat origjinale të drurit. Për admiruesit e stileve më tradicionale ose klasike, ky lloj parketi zgjon ndjesitë e ngrohta që kërkojnë të përftojnë nga ambientet e tyre.

Parketi me shtresa cilësohet i tillë pasi përbëhet nga dy deri në tre shtresa: njëra prej këtyre të fundit është dru masiv, ndërsa të tjerat janë lastra druri të një cilësie më të ulët. Ky lloj parketi ka si avantazh lehtësinë e montimit dhe të mirëmbajtjes në kohë.

Lloji i drurit

Lis, Ulli, Panjë, Bambu, Hirit, Doussiè Afrikane, Iroko, Afrormosia, etj…. gama e llojeve të drurit që përdoren për parketet është tejet e gjerë! Por pse duhet të zgjedhim njërin prej këtyre materialeve dhe jo një tjetër? Përtej shijeve estetike, duhet të marrim parasysh dhe karakteristikat teknike të drurit që zgjedhim.

Për këtë arsye është mirë që të informohemi se si lloji i drurit që kemi zgjedhur reagon ndaj kushteve të ndryshme të ambjentit, si lagështira apo temperatura. Në fakt, secili nga llojet e drurit reagon ndryshe nga të tjerët, dhe nëse nuk tregohemi mjaftueshëm kuriozë për parketin që zgjedhim mund edhe të përballemi me surpriza të pakëndshme.

Për shembull, sa i përket parketit me përbërje Lisi këshillohet që të përdoret në ambjente me temperature midis 15 dhe 30°C, ku niveli i lagështirës në ajër është mes 45% dhe 65%. Për parketin me dru Ulliri, temperatura e ambientit nuk duhet t’i kalojë 25°C. Të njëjtat karakteristika me Ullirin ka edhe parketi me dru Doussiè, por ky i fundit ndryshon për faktin se është shumë rezistent dhe mund të përdoret edhe në ambientet ku mund të ketë kontakt direkt me ujin, si kuzhina apo tualeti.

Ngjyrat edhe hapesirat

Shpesh, nëse udhëhiqemi vetëm nga ngjyra për të zgjedhur një parket, mund të bëjmë edhe një zgjedhje të gabuar. Në fakt, faktori që duhet të na influencojë më shumë në zgjedhjen e ngjyrave është hapësira që kemi në dispozicion:

Nëse ambienti ku duam të shtrojmë parketin është i vogël ose i ngushtë, atëherë duhet të zgjedhim një ngjyrë të hapur. Në këtë mënyrë ambienti do të duket më i madh dhe më I ndirçuar.

Nëse kemi të bëjmë me hapësira të mëdha, një parket i errët jep një efekt krejt të kundërt: më shumë ngrohtësi, elegancë dhe krijon ndjesinë e një ambienti të plotë.

Sipas materialit të drurit variojnë edhe ngjyrat

Të hapura – Bredh, Panjë Franceze apo Kanadeze, Lis, Ah, etj.
Brune – Ulli, Arrë, Akacie, Muhuhu, Lis antik, etj
Të kuqerremta – Panjë rozë, Qershi, Doussie, etj.
Të errëta – Lisi, Dafina e errët, Cabreuva, Mutenye etj.

Pasi mësuat kaq shumë gjëra, cilin parket do të zgjidhnit? Mos u trembni nga detajet! Në fakt, gjithçka është në avantazhin tuaj, pra nëse zgjidhni një parket me dru cilësor, me një ngjyrë që i përshtatet më së miri ambientit dhe me karakteristika teknike të favorshme për rastin tuaj, rezultati do të jetë mbreslënës. Këshilla më e vlefshme që mund t’ju japim është se duhet të zgjidhni një prodhues apo distributor serioz, të informuar dhe tejet të hapur ndaj të gjitha kërkesave tuaja.

Join the conversation